SPAK ka dhënë pretencën për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 Elbasan.

 

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe për Olsi Lekun.   Për nipin e Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan është kerkuar dënimi me 25 vjet burg. Ndërsa për të akuzuarit e tjerë Klajdi Dokoli dhe Etien Cani është kërkuar 20 vjet burg.

 

Për Ervis Bardhin, i cili është personi që ka treguar me detaje vrasjen, është kërkuar 6 vite burg.