Ambasadori i Türkiye-s në SHBA, Hasan Murat Mercan dhe konsulli i përgjithshëm në New York, Reyhan Özgür përcollën nga porti New Jersey Elizabeth anijen "Nevzat Kalkavan" të Turkon Line e cila do të transportojë 420 tonë produkte të ndihmës për rajonin e tërmetit, raporton Anadolu.

 

Konsulli i përgjithshëm, Özgür në një deklaratë në portin New Jersey Elizabeth njoftoi se në fushatën e ndihmës e cila nën kryesimin e ambasadës së Türkiye-s në Washington filloi në mbarë SHBA-në pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, u sigurua pjesëmarrje intensive nga New York, New Jersey, Pensilvanya dhe Delaware dhe se në këto rajone u ngritën mbi 10 qendra grumbullimi.

 

Özgür falenderoi të gjithë ata të cilët morën pjesë në punimet për këto ndihma dhe për ata të cilët hapën depot e tyre për grumbullimin e këtyre ndihmave.

 

Ambasadori në Washington, Mercan vuri në dukje se ndihmat e mbledhura përreth New York-ut u ngarkuan në 42 kontejnerë dhe se gjithsej 46 kontejnerë do të mbërrijnë në portin Mersin brenda 20 ditëve.

 

Larg nga zona e tërmetit, ajo që mund të bëhet është mbledhja e ndihmave dhe kryerjen e lutjeve, tha Mercan i cili shtoi se synojnë që këto ndihma t'i dërgojnë në rajon në mënyrën më të shpejtë.

 

Gjithashtu Mercan njoftoi se një avion kargo (transportues) me rreth 100 tonë ndihma do të niset drejt Türkiye-s ditën e hënë më 20 shkurt.

 

Ambasadori Mercan dhe Konsulli i Përgjithshëm Özgür, përcollën nga porti New Jersey Elizabeth, anijen "Nevzat Kalkavan" të Turkon Line e cila do të transportojë drejt portit Mersin 420 tonë produkte të ndihmës të cilat janë mbledhur pas fatkeqësisë së tërmetit përmes turqve që jetojnë në SHBA, përfaqësive të Türkiye-s në vend, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera./AA