Menaxheri i futbollistit Christian Atsu në ekipin turk Atakaş Hatayspor i cili kishte mbetur nën rrënojat në rezidencën e shembur në rajonin Antakya të qytetit Hatay pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i lojtarit.

Nana Sechere, menaxheri i Atsu në një deklaratë për AA tha se futbollisti 31-vjeçar nga Gana ka humbur jetën.

 

"Për të gjithë ata që kanë shprehur urime të mira jam i detyruar të njoftoj me keqardhje se trupi i pajetë i Christian Atsu është gjetur mëngjesin e sotëm. Shpreh ngushëllimet e ma për familjen dhe të dashurit e tij. Më këtë rast i falënderoj të gjithë për lutjet dhe mbështetjet", tha Sechere.

 

Ai ka bërë një postim edhe nga llogaria e tij në Twitter lidhur me humbjen e jetës së Atsu.

 

Ndërsa në një deklaratë nga klubi i Hatayspor thuhet: "Trupi i futbollistit tonë Christian Atsu i cili humbi jetën duke mbetur nën rrënoja, është nisur drejt vendlindjes së tij Gana. Nuk do të harrojmë kurrë Atsu. U prehsh në xhenet, njeri i mirë. Trishtimi ynë është i papërshkrueshëm. U prehsh në paqe".