Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, deklaron se Policia Bashkiake, “është bërë tmerri i 1 milion banorëve”.

 

Sipas tij, “Bashkia duhet t’i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t’i shohë vetëm si burim financiar”.

 

“Më 14 maj, ne kemi mundësinë e madhe për të dalë nga kjo prapambetje urbane”, shkruan Këlliçi në një postim në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

 

Një ecje nga bulevardi “Bajram Curri” tek “Ali Demi” për të parë gjendjen e infrastrukturës dhe për t’u përshëndetur e biseduar me qytetarët.

 

Bashkia duhet t’i trajtojë e respektojë qytetarët në radhë të parë si njerëz e jo t’i shohë vetëm si burim financiar.

 

 

Çdo institucion në varësi të Bashkisë Tiranë duhet të rrezatojë njerzillëk. E para Policia Bashkiake, që është bërë tmerri i 1 milion banorëve. Më 14 maj, ne kemi mundësinë e madhe për të dalë nga kjo prapambetje urbane.