Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës, pranë unazës së qytetit.

 

Policia bën me dije se një automjet tip “Citroen”, i drejtuar nga shtetasja M. H., ka përplasur një 16-vjeçar që po ecte në rrugë.

 

Pas aksidentit, i mituri është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

“Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”-njofton policia.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.