Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka deklaruar se në rast se mbi kryeministrin Edi Rama nuk veprojnë institucionet e vendit, atëherë do të veprojë revolucioni popullor, referuar edhe protestës së thirrur nga opozita më 3 mars, një ditë pas Interpelancës në Kuvend.

 

 

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi u shpreh se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, mes të cilave përmendi çmimin e naftës dhe dyfishimin e kostos së patentave, një vendim ky i marrë ditët e fundit.

Pjesë nga biseda në studio: 

Nisida Tufa: Ju thoni se Rama është i pasigurt, nga ana tjetër opozita ka deklaruar se protestat nuk do ndalen deri në largimin e tij, në këto protestat e fundit ju çfarë keni parë?

Kryemadhi: Revolucioni është një aksion, por në këndvështrime të ndryshme. Nga ana biologjike është evolucion, që do të thotë zhvillim. Ne shohim që vazhdojnë dhe vidhen para nga inceneratorët. Kur nuk funksionon sistemi i drejtësisë, shoqëria duhet të ngrihet dhe të bërë revolucion.
Revolucioni paqësor vjen me narrativë, ka dhe popullor. Ky është kur populli ngrihet dhe rrëzon qeverinë. Kur vjen kjo nuk ka gjë që i bën ballë.

Kanë kaluar 2 vite nga zgjedhjet e 25 prillit. Gjërat po ecin shumë shpejtë. Kandidimi i fytyrave të reja, se do thonë se kush janë të reja. Belind Këlliçi është fytyrë e re. Po ngremë një grup të ri të elitës. A janë seriozë? Do e tregojnë votat. Ne duhet t’u japim shanse brezit të ri të politikanëve. Si parti tentuam të fusnim figura të reja, por është e vështirë që të përballesh me krimin e organizuar.

Ne përballë nuk kishin vetëm paratë e ndërtimit të Ramës, por bandën e krimit të organizuar, bandën e trafikut dhe incenaratorët. Mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur me deklaratat e zyrtarëve për të intimiduar opozitën.
E mban mend ambasadorin që i nxori gishtin shqiptarëve. U tall me gratë shqiptare. Nuk pashë asnjë nga këto organizata që të dilnin dhe të mbronin gratë. Nuk doli kush që të dënonte veprimin. Ky zotëria hodhi poshtë gjithë procesin e zgjedhjeve. Kishte faj opozita? Normal që kishte. Çfarë ka ndodhur? Ky sistem i implikimit dhe kapjes së shtetit i ka shërbyer Ramës.

3 Marsi çfarë parashikohet të sjellë?

Kryemadhi: Unë nuk jam pjesë e grupit por zbatuese e urdhrave. Mbledhjet zhvillohen me qytetarët. Artikulimet tona kanë të bëjnë me “McGonigal”, por patjetër duhet në duhet të jemi në terren për të kuptuar qytetarët. Problemi më i madh që kemi është shpopullimi. Duhet t‘u japim shpresën dhe mundësinë që këtu ka të ardhmen por ‘mos e shiko veten të lidhur me Ramën’.

Opozitarizmi ka mënyrat e veta. Më shumë vlerë ka një postim në TikTok sesa një fjalim në 2 të natës që mban në Parlament që nuk e regjistron njeri. Përdorimi i rrjeteve social e ka një këndvështrim ndryshe. Mund të më censurosh në media, mund të japësh BigBrother dhe telenovela, nga ana tjetër ti shkon te njerëzit pasi secili ka një celular.

Personalisht nuk do më pëlqenin protesta ditë të shtunë dhe të diel. Mendoj se duhet të bëhen në ditë jave. Vërtet në fundjavë njerëzit janë më të lirë, por beteja nuk është te numri. Betejat duhet të bëhen në ditë jave, atëherë kur Rama firmos. Ai firmos ditë jave koncesionet dhe vjedhjet e shqiptarëve, jo në fundjavë. Mos harroni që ka dyfishuar pagesën e patentës. Asgjë nuk ka ndryshuar? Po, çmimi naftës?

Do të prodhojnë protestat diçka që të marrë përmasat e revolucionit?

Kryemadhi: Do ju kujtoj atë të studentëve në vitin 2018. Të gjithë ishin skeptike, vërtet nuk ndërhyri politika por aty ishin studentët. U ndërrua 90% e qeverisë. Nuk ishin 100 mijë persona në shesh, por 3-4 mijë studentë dhe 1000 gjimnazistë në Tiranë. Bëhet mend një nga protesta më të mira. Studentët ia kthyen Ramës me të njëjtën monedhë. Kërkonin vettingun e pedagogëve. Sipas Ramës fajin e kanë ata dhe jo ai që nuk buxheton universitet për kërkim shkencor. Sot universitetet janë me 800 studentë pasi e kanë më mirë të ikin të punojnë në shtëpi bari e ardhmja e tyre është definitive që s’kanë asnjë të ardhme. Këtu mund të ishin IT apo inxhinierë. Dhe shkojnë e përfundojnë punëtor krahu pa dokumente që do jenë target i krimit të organizuar. Shkatërrimi i sistemit arsimor dhe shëndetësor heq shpresat për familjet e reja.

A ka divergjenca për përgatitjet apo mospërputhje të ideve?

Kryemadhi: Nuk e kam idenë. Di të them se koordinohen dhe çdo lloj vërejte që i bëjmë njëri tjetrit duket kur është njerëzore dhe kur jo. Mbi 80% e protestueseve ishin nga Tirana. Me prezencën e saj tregon që ‘Jam me ty’.

A besoni se Rama mund të largohet me protesta?

Kryemadhi: Rama është një diktator skizofrenik. Në raste të tilla këta janë njerëz që masakrojnë dhe familjarët e tyre për hir të pushtetit. E di që do të jetë e vështirë për ta lëvizur, por metodologjia nuk është problemi Rama po ata që e institucionalizojnë atë. Të paktën aq ndërgjegjeje profesionale e morale te ato institucione që kornizojnë funksionimin e një diktatori skizofrenik, do të japë efektet saj. Në të kundërt, revolucioni popullor do e bëjë. Se kur vjedh 30 mijë euro çdo ditë për inceneratorët dhe fut në burg një 84-vjeçare për një kotec, do të ketë efektin e saj dhe do të çoj njerëzit drejt një përplasje. Siç ndodhi dhe në rastin e IKMT-së. Nuk i hypi ruspës Dallëndyshja…, problemi është që nuk do e mbajë vetëm Dallëndyshja, por kush i del për zot asaj dhe atyre që godasin në emër të tyre. Kush i del për zot asaj? Çështjen e inceneratorit e kam ndërtuar në një strategji ndryshe. Këtu çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe pastaj e harrojmë. I kam lënë kohë sistemit të drejtësisë për të reaguar. Kemi raste që institucionet nuk kthejnë përgjigje Kryemadhit dhe presidentit, por gjykatës dhe SPAK-ut po.