Rita Ora i ka zbuluar publikut artistët e saj të preferuar shqiptarë.

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau në ‘instastory’ dhuratën e përgatitur për festën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

‘Bëra një playlist të këngëve shqiptare dhe kosovare për të festuar’- shkruan Rita.

 

Në ‘Spotify’ ajo ka radhitur disa këngë, ku e para e listës është e saja, e më pas vjen kënga e Ava Max, Bebe Rexhës e në listë është dhe Dua Lipa.

 

Këngëtarët shqiptarë të preferuar të Ritës janë: Era Istrefi, Finem, Kida, Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Nora Istrefi, Dhurata Dora, 2Ton, Ylli Limani e të tjerë.

Mesa shihet, Dafina është më e preferuara pasi këngët e saj janë më shumë se tre në listë.