Drejtoria e Tatimeve ka bërë publike një video të siguruar nga kamerat e një biznesi ku tregohet një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore është paraqitur si Inspektor Tatimesh në këtë biznes.

 

DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.

 

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju ka bërë thirrje çdo tatimpaguesi të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre.