Qendra shëndetësore e rehabilituar në Mborje, është një prej 340 qendrave të kujdesit parësor të investuara, që siguron kujdes cilësor dhe standardet më të mira të shërbimit për qytetarët e stafin shëndetësor.

 

Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi këtë qendër shëndetësore.

 

Manastirliu tha se “nisim këtë vit rehabilitimin e më shumë se 60 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, për të përmbushur angazhimin tonë për fuqizimin e sistemit parësor publik nga infrastruktura tek shërbimet e reja, si shërbimet e kujdesit në banesë e shërbimet socio-shëndetësore bazuar në Strategjinë e Kujdesit Parësor”.

 

Ministrja Manastirliu u takua edhe me vajzat e zonës së Mborjes, që u bënë pjesë e fushatës së vaksinimit kundër HPV.

 

“Vajzat e shkollës së Mborjes që kanë bërë 13 vjeç do të vaksinohen në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit kundër HPV, i cili shkakton shumë problematika shëndetësore shkakton kancerin e qafës së mitrës. Kjo vaksinë është më efektivja kundër HPV”, tha Manastirliu./ATSH