Policia ka nisur procedimet për një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka mbajtur të fejuarën e tij pa dëshirë brenda banesës.

 

Policia bën të ditur se personi me inicialet G.B do të vihet në hetim. Nuk dihet nëse gruaja është keqtrajtuar. Po ashtu, mister mbetet fakti se kush ka kryer denoncimin në Polici. 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase (e fejuara e tij).