Një 85-vjeçare është gjetur pa shenje jete në banesën e saj në fshatin Bitinckë të Devollit.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 85-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 19.02.2023, rreth orës 11:20, në fshatin Bitinckë, Devoll, është gjetur e pajetë në banesën e saj ku jetonte e vetme, shtetasja N. B., rreth 85 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 85-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.