Një shqiptar është gjetur i vdekur në një qytezë në jug të Spanjës në një “shtëpi bari”. Ngjarja ka ndodhur në Mont-roig del Camp, pranë Katalunjës.

 

Mendohet se shqiptari ishte duke ruajtur bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur. Policia deklaron se e ka gjetur shqiptarin të rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë.

 

Sipas mediave spanjolle duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani.

 

Bëhet me dije se në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre.