Java në shkolla ka nisur me këndimin e himnit të flamurit nga nxënësit.

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale nxënës të shkollave të cilët e nisin këtë të hënë me himnin kombëtar.

 

“Mirëmengjes! Dhe me me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama krahas videos.

 

Më 19 Janar të këtij viti, Ministria e Arsimit mori vendimin për këndimin e Himnit çdo fillim jave në shkolla, gjë e cila është pritur mirë nga nxënësit.