Paris Saint-Germain arriti të marrë një fitore të jashtëzakonshme me shifrat 4-3 ndaj Lille. Një nga protagonistët e këtij takimi ishte padyshim sulmuesi brazilian, Neymar.

31-vjeçari arriti të shkëlqejë duke shënuar një gol dhe të asistojë një herë në këtë fitore të madhe. Megjithatë, kjo përballje mund të jetë fatale për gjendjen shëndetësore të Neymar.

Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua nga fusha e lojës me barelë. Tashmë, kushtet e tij do të vlerësohen në ditët në vijim, por shqetësimi është i madh pasi ai dëmtoi të njëjtin kyç si në Kupën e Botës.