Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 77-vjeçarin, Shefki Bylykbashi, i cili akuzohet për vrasjen me sende të forta të djalit të tij, Hamdi Bylykbashi, në Maliq.

 

Sikurse duket në video, ai u shfaq në gjyq me kokën ulur poshtë tavolinës pasi kërkon që të mos filmohet.

 

 ‘Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë.’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e shtëpisë. Pas një konflikti me të atin, 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi ka dashur ta hedhë atë në pusin e ujit në oborr. Për pasojë 77-vjeçari e ka goditur disa herë në kokë me një çekiç që e përdorte për të thyer gurë. Për shkak të plagëve të marra, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin e Korçës.