Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestave dhe e revolucionit për shpëtimin e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se qytetarët nuk duhet t’i tremben fjalës revolucion, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar”.

“Ata që e quajnë veten shqiptar duhet të bashkohen në këtë revolucion. Nuk duhet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota përvec revolucionit për të shpetuar Shqipërinë nuk ka.

 

Ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion të vijojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij”, tha Berisha.

 

Sali Berisha: Ky pasardhës i denjë i bllokmenëve hoxhistë, është sot, pa diskutim njeriu që ka vjedhur shqiptarët më shumë se kushdo në historinë e tyre.

 

Me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar platformën e Çubrilloviçit për shuarjen e kombit shqiptar.

 

Edi Rama përbën rrezik madhor ekzistencial për çdo shqiptar, të ri, të rritur të moshuar, pavarësisht bindjeve politike. Për cdo shqiptar që do Shqipërinë dhe i besoj asaj. Rama është një fatkeqësi jo vetëm kombëtare por ndërkombëtare me aktet që ka kryer.

Me korruptimin e shefit të kundërinteligjencës të partnerit e aleatit kryesor, SHBA me qëllimin e turpshëm kriminal të shkatërrimit dhe rrënimit të opozitës shqiptare.

 

 

Ndaj dhe 3 marsi është ditë kushtrimi. 20 shkurti frymëzon me shumë se cdo gjë tjetër shqiptarët të ngrihen në një revolucion se vetëm me një revolucion do mund të përmbyset ky regjim që shkelmon votën, pasuritë, vjedh buxhetin e nuk njeh ligj e kushtetutë.

 

Ata që besojnë se Shqipëria po rrokullistet, po ecën në drejtim të katastrofës dhe shpërbërjes së saj.

 

Ata që e quajnë veten shqiptar duhet të bashkohen në këtë revolucion. Nuk duhet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota përvec revolucionit për të shpetuar Shqipërinë nuk ka.

 

Ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion të vijojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij.