Një 32 vjeçar në Shkodër ka mbërritur në urgjencën e spitalit për të kërkuar ndihmë mjekësore. Mësohet se i riu i identifikuar si D.M ka një plagë në këmbë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

 

 

Sipas informacioneve, dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta brenda banesës së 32 vjeçarit në Shkodër.

Ndërkohë policia, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.