Tregu i parë social i hapur në Adiyaman, një nga provincat e prekura nga tërmetet në Kahramanmaraş, ofron shërbim falas për viktimat e tërmetit.

 

Turqia përjetoi një nga tërmetet më të mëdha në historinë e vendit.

 

Më shumë se 41 mijë njerëz humbën jetën në 11 provinca ku u shkatërruan mijëra ndërtesa.

 

Ndihmat e dërguara për viktimat e tërmetit në Adiyaman, mblidhen në tregjet sociale.

 

-Të mbijetuarit nga tërmeti marrin produktin që duan falas

Qytetarët në radhë pas regjistrimit marrin atë që u duhet nga produktet në treg si ushqime, veshje dhe produkte për bebe. 

Qytetarët u shprehën të kënaqur me shërbimin e ofruar. Mësohet se tregu i dyti social, do të hapet në parkun Eğri Çayı.