Çështja e inceneratorit të Elbasanit ka kaluar për gjykim. Në seancën paraprake të zhvilluar të martë që shkoi, prokurorët e SPAK kërkuan kalimin në gjykim të çështjes, ku janë të pandehur edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.

 

Përmes avokatëve të tyre, Koka dhe Bllako kanë kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe kanë kërkuar pushimin e tyre.

 

Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.