Njësia e parë e gjeneratës së parë të telefonit të mençur nga Apple, iPhone, është shitur në ankand për 63 mijë dollarë, që është një shumë 100 herë më e madhe në raport me atë që ishte shitur në fillim.

 

Telefoni është shitur nga shtëpia e ankandeve LCG Auctions, dhe gjendet në një kuti që kurrë nuk është hapur.

Pasi ishte shfaqur në treg, iPhone i parë kushton 599 dollarë dhe kishte një ekran 3.5-inç dhe kamerë prej 2 megapiskelë dhe 4 apo 8 memorie të brendshme.

 

Mund të lidhej me internet, kurse përdoruesit kishin në dispozicion edhe iTunes, megjithatë dyqani i aplikacioneve nuk ka qenë i qasshëm. Pajisja përdorte rrjetin 2G që ishte ekskluziv i AT&T.

 

Ofertat filluan të rriten në fillim të muajit, e para ishte 2.500 dollarë, për të arritur më pas deri në 65 mijë dollarë. Identiteti i blerësit nuk është zbuluar, por dihet se jeton në Shtetet e Bashkuara.

 

Sa i përket historisë së telefonit, ai i përkiste grimeres Karen Green e cila e kishte fituar dhuratë, por që kurrë nuk e kishte hapur.