Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

 

Sipas informacioneve, Meta ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.  Ndërkaq, ende nuk dihen arsyet e thirrjes së ish-Presidentit në Prokurorinë e Posaçme.

 

Në një prononcim shkurt për mediat para hyrjes në SPAK, Meta nuk dha detaje se përse është thirrur nga Prokurorët e Posaçëm, por theksoi se do të flasë për mediat, menjëherë sapo të dalë nga ambientet e SPAK-ut.

 

Këto janë pamjet kur Meta hyn në ambientet e SPAK.