Një dëshmitar i pranishëm në lokalin,  ku ndodhi vrasja e shqiptarit në Athinë, ka rrëfyer për mediat greke detaje nga ngjarja e rëndë.

 

Ai tha se dëgjoi disa të shtëna me armë, dhe menjëherë doli jashtë. Burri rrëfen se gjithçka ishte kaos ndërsa personi që u qëllua ndodhej i shtrirë në tokë.

 

 “Dëgjova 6 apo 7 të shtëna. Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.