Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur nga dyert në SPAK pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA.

Gjatë prononcimit të tij, ku nuk pranoi të ketë lidhje me këtë çështje, Meta u pyet dhe nëse ka frikë nëse ka hedhur ndonjë firmë që mund ta çojë në burg.

 

 

Ish-presidenti zgjodhi t’i përgjigjegj shumë shkurt duke thënë “mos mo hajde mo”.

 

Meta e cilësoi thirrjen nga SPAK për çështjen CEZ DIA, si një përpjekje të iniciaur nga maxhoranca për të mbuluar skandalet qeverisë Rama

 

 

“S’kam asnjë shqetësim sa herë të m ëthërrasin unë do të vijë këtu. Po presim për gjëra më të rëndësishme nga SPAK. Është falsifikuar firma e kryetarit të Kuvendit, nga administrate e zonjës Nikolla, në procesin ndaj ish-presidentit në Gjykatën Kushtetuese. Unë thashë se isha thirrur për këtë çështje. Unë kujtova se ishte një nga dhjetëra çështjet që unë kam denoncuar kundër korrupsionit.

 

Do të vija për çdo çështje dhe për çdo gjë. Tani e vetmja që mund t’iu them është se po bëhet një proces absurd”, tha ai.