Zoti Sali Berisha ditën e sotme, në një mbledhje me grupin parlamentar ka akuzuar kryeministrin e vendit, për skandalin me ‘McGonigal’, duke deklaruar që skandali që është zbuluar është vetëm maja e ajsbergut.

 

 

Sipas tij, Edi Rama ka bërë krimin më të madh, duke korruptuar pjestarë të FBI-së, për të mbuluar krimet e tij. Ish- kryeministri Berisha pohon që Spaku dhe instancat e drejtësisë nuk po bëjnë detyrën e tyrë sepse janë të komanduar nga Rama.“Veprimtaria e njohur publike e Rama-gate është vetëm maja e ajsbergut”- thekson ndër të tjera Berisha

 

Deklarata e Berishës

 

 

Nesër është përsëri një seancë e parlamentit në të cilën, sic duket, pseudo shumica e skandaleve, e vjedhjeve, vazhdon bllokimin e Parlamentit dhe asgjësimin e të drejtave të opozitës.

 

I ngërthyer dhe i pashpresë në Rama gate, Edi Rama beson dhe mendon, ose ka vendosur që ta kapërcejë këtë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve, të drejtën e fjalës.

 

 

Dua ta bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë se në këtë cështje, me këtë skandal janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve.

 

Sepse afera ishte një levë Arkimedi për fitoren e paligjshme e për konsolidimin e pushtetit të Ramës të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen.

 

 

Pas mbështetjes për Ramën, qendronte dhe dora e zezë e McGonigal, i cili i paguar nga Edi Rama, nëpërmjet Dorjan Duckës, këshilltarit të tij personal i cili i dha 225 mijë USD, bëri gjithcka sipas një skenari supermafioz, duke tradhtuar vendin e tij, betimin ndaj ligjit e kushtetutës, u mor me shkatërrimin e opozitës shqiptare me qëllimin e vetëm që pagatori i tij të vazhdonte të qendronte në pushtet e ta paguante më tej.

 

McGonigal është në burg, por për Shqipërinë, më i shëmtuar, më i rëndë është krimi i Ramës, kryeministër që paguan vrasës me pagesë kundër pluralizmit politik, opozitës së vendit të tij.

 

 

Ky është krim-ministër.

 

Ky krim-ministër për t’u fshehur pas gishtit, bllokon Parlamentin, paralizon Parlamentinm nuk lejon komision hetimor parlamentar.

 

 

Veprimtaria e njohur publike e Rama-gate është vetëm maja e ajsbergut. Në thellësi të saj, ka krime të shumëllojta.