Ministrja e Arsimit Evis Kushi, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Fakulteteve të Edukimit nga të gjitha universitetet në vend. Tema e diskutimit ishte hapja e programeve të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike.

 

Këto programe u japin mundësi profesionistëve apo të diplomuarve në fusha të përafërta me mësuesinë që të licencohen si mësues, pasi të ndjekin këto programe me 30 kredite, si dhe praktikën profesionale 3-mujore.

 

Ministrja tha se, është ngritur një grup pune për të hartuar sa më shpejt kurrikulat përkatëse me qëllim që të mund t’u ofrohen të interesuarve që nga viti i ardhshëm akademik 2023-2024.