Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, prezantoi Shqipërinë si një destinacion turistik, përpara sipërmarrësve japonezë.

 

Rama ndau një video në rrjetet sociale ku i ofroi një sipërmarrëseje japoneze pijen tradicionale shqiptare, rakinë.

 

“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë më maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak . Jepi! Provoje…

– Hë? 40% alkool?

– E shikon. Jo, është 46% alkool. Nuk ka më shumë.

– Dorëzohem. Nuk dua më!

– Po ta mbush prapë dhe merre gotën me vete… Prisni pak dhe për tre minuta do të kërkosh të të vijë bashkëshorti!””, ishte biseda që zhvilloi kryeministri Rama me një nga sipërmarrëset japoneze në aktivitetin për promovimin e resurseve të Shqipërisë, në Tokio.