Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të ofrojë mbështetje për viktimat e fatkeqësive në rajonin e tërmetit.

Oficeri i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Ferhat Yıldız tha se ata erdhën në rajon nga Amasya për t'u shërbyer viktimave të tërmetit.

Duke thënë se nevojat ushqimore të qytetarëve që qëndrojnë në çadra janë plotësuar, ai shtoi:

"E gjithë Turqia u mobilizua. Shteti ynë është me viktimat me të gjitha mundësitë. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë."

Kryeplaku i lagjes Fatin Kozdibi po ashtu deklaroi se në lagje pas tërmetit janë ngritur çadra dhe tha: "Shteti ynë, njerëzit tanë sollën ndihma këtu. Allahu qoftë i kënaqur me shtetin tonë dhe me kombin tonë. Nuk kemi probleme me ushqimin”. 

E mbijetuara e tërmetit, Emine KuÅŸtaÅŸ, banore e lagjes,tha se kishte shumë frikë nga tërmeti dhe se fqinjët e nxorën nga rrënojat dhe u shpreh e kënaqur me shërbimet e ofruara.

"Shteti ynë, kombi ynë, Gjysmëhëna e Kuqe na dërgoi ndihma pas tërmetit. Jam e kënaqur me shërbimet që po na ofrojnë. Zoti e bekoftë shtetin dhe kombin tonë."