Kohë më parë, Ballshi do humbiste përgjithnjë motivin pse u krijua si qytet, apo qytezë – Rafinerinë e naftës. Kjo e fundit, një vepër industriale e komunizmit, pas një odiseje për mbijetesë në kushte të reja tregu, pothuajse u shkërmoq.

 

Tashmë, Ballshi, edhe pa rrugën kryesore nacionale drejt dhe nga jugu, pas rrugës së re Levan-Tepelenë në kushte fushore, nuk dihet se mbi ç’kontekst të ri ekonomik ekziston, edhe i veçuar.

 

Fati e ka ndihmuar që së paku ekipin e futbollit e ka në Superligë, që do thotë se dikush shkon aty nga elita sportive.

 

Dhe së fundi, qeveria ka vendosur të realizojë ato një hapësirë rekreative.

 

“Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti ‘Krijim hapësire rekreative në zonën e liqenit artificial të qytetit Ballsh, bashkia Mallakastër’”, raporton ATSH.

 

Por a mundet që ky oaz rekreacioni ta mbrothësojë jetën e atyshme pa burimin kryesor ekonomik siç ishte Rafineria?

 

Realiteti i deritanishëm, ai i Rilindjes Urbane ku përfshihen dhe parqe të tilla, ka treguar se jo. Jo, në ato qyteza a qytete pa burime të forta dhe të qëndrueshme ekonomike. Kur nuk ke lekë në xhep, estetikja apo argëtimi s’të hyjnë në punë. /tesheshi.com/