19 vende kanë ngritur 22 spitale fushore në Turqinë jugore, e cila u godit nga dy tërmete të forta më 6 shkurt, tha të mërkurën Ministria e Jashtme Turke.

 

Gjithsej 90,015 tenda, 167 kontejnerë dhe 999 njësi higjienike të lëvizshme janë sjellë në Turqi me koordinimin e përfaqësuesve të huaj.

 

Si pjesë e ndihmës në natyrë, u dërguan 1,344,234 batanije, 196,538 çanta gjumi, 74,750 shtretër, 26,622 gjeneratorë, 5,722 ton veshje, 3,065 ton furnizime mjekësore higjienike dhe 5,678 ton ushqime.

Sipas AFAD, më shumë se 42,000 njerëz kanë humbur jetën.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të fillojë ndërtimin e më shumë se 200,000 shtëpive që në mars në zonat e shkatërruara nga tërmetet dhe do të përfundojë procesin brenda një viti.