Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, takoi komunitetin shqiptar në Tokio.

 

Në aktivitetin “Dita shqiptare në Tokio”, kryeministri Rama u takua edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi.

 

Rama foli për fuqizim të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Japonisë.

 

“”Albanian Day në Tokio” ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi”, u shpreh ai.

 

Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.