Ish-zvendës/kryeministri, Arben Ahmetaj, është pyetur në lidhje me akuzat publike të ngritura në adresë të tij kryesisht për çështjen e inceneratorëve.

 

Ahmetaj, në një prononcim të shkurtër për “Ora Neës”, tha se bëhet fjalë për “akuza merecenarësh” ndërsa me ironi  u përgjigj se ajo çfarë ka ndodhur me atë është se ka humbur 4 kg nga palestra.

 

Ahmetaj ka thënë se do të jetë sot në emisionin “Opinion”, ku do të japë përgjigje mbi të gjitha pikëpyetjet e ngritura ndaj tij.

 

“Çfarë ka ndodhur me mua?! Kam humbur 4 kg në peshë në palestër, kjo po ndodh me mua. Sa i përket akuzave duroni sot jam në “Opinion” në darkë dhe do ti sqaroj. Janë akuza mercenarësh”, u shpreh Ahmetaj.