Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilës ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.

 

Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate, presidentja Osmani çmoi lart kontributin e tyre, duke potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës. /KosovaPress/