Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 57-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital. Shtetasi me iniciale B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë.

Rreth orës 12:50, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.