Një minierë qymyri u shemb këtë të enjte në Kinën veriore, duke lënë pesë persona të vdekur dhe mbi 48 të tjerë të zhdukur.

 
 
 
 
 

Ekipet e kërkim-shpëtimit menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur në minierën e shembur, duke vijuar punën intensive për të nxjerrë të gjallë.

Operacioni i shpëtimit u ndërpre gjatë natës për shkak të një rrëshqitjeje masive në afërsi të vendit.

 
 

Mediat kineze raportojnë se më shumë se 470 punonjës të shpëtimit po punojnë në zonë së bashku me 40 punonjës mjekësorë,

Zjarrfikësit, qentë e shpëtimit dhe kamionët janë mobilizuar gjithashtu nga i gjithë rajoni autonom i Mongolisë së Brendshme.

“Sapo kisha filluar punën në orën 1:15 pasdite kur kuptova se gurët po binin nga mali. Pashë që situata po bëhej gjithnjë e më e rëndë dhe u organizua një evakuim, por ishte tepër vonë, mali sapo u shemb”, tha një minator i shtruar në spital.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ka reaguar edhe udhëheqësi kinez Xi Jinping, i cili ka vënë në gatishmëri ekipet e posaçme.

“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për të shpëtuar personat e zhdukur dhe për të trajtuar të plagosurit”, tha ai, ndërsa shkaku mbetet ende enigmë.