Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas votimit të rezolutës në OKB që i kërkon Rusisë të tërhiqet menjëherë nga Ukraina. Xhaçka thotë se kjo është një dëshmi e qartë që dënon Rusinë. Ministrja thotë se Shqipëria ka qenë një ndër vendet bashkësponsorizuese e kësaj rezolute.

 

"Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sot 141 vende votuan pro paqes në Ukrainë dhe ripohuan mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Kjo është një dëshmi e qartë që veçon dhe dënon Rusinë. Krenare për Shqipërinë si bashkësponsorizuese e kësaj rezolute", shkruan Xhaçka.