Dita e premte e 24 shkurtit do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme por më të lagështa se ditët që lamë pas.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.

 

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-jugperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

në zona malore 3 deri 17°C

në zona e ulëta 4 deri 19°C

në zona bregdetare 6 deri 18°C