Aksidentohet një person në aksin rrugor Lezhë-Balldre i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

 

Shkak i këtij aksidenti ka qenë një lopë që ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe ka marrë plagë të rënda.

 

Mungesa e mbrojtësve të rrugës bën që rrugët që përshkojnë Lezhën të vijojnë të mbajnë emërtimin si rruga e “vdekjes”.