Sipas të dhënave të publikuara të premten, numri i turistëve të huaj në Turkiye në muajin janar, i cili arriti në më shumë se dy milionë, ka tejkaluar nivelin para pandemisë.

 

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit njoftoi se numri i turistëve të huaj është më i lartë se rekordi i mëparshëm prej 1,8 milion, i regjistruar në janar 2020, pak para pandemisë së koronavirusit.

 

Türkiye priti 1,28 milion turistë të huaj në janar të vitit të kaluar dhe rreth 510.000 në janar 2021, kur sektori i turizmit botëror pothuajse u shua për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljes së kufijve.

 

Muajin e kaluar, rusët përbënin pjesën më të madhe të vizitorëve të huaj në Turkiye me 279.818 mbërritje, dy herë më shumë se një vit më parë.

 

Pastaj radhiten bullgarët, me 167.138 vizitorë (52 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë), gjermanët me 139.955 (36,4 për qind më shumë se në janar 2022) dhe gjeorgjianët me 114.508 (190,4 për qind më shumë në krahasim me janarin e vitit të kaluar).

 

Istanbuli, qyteti më i madh i Turkiyes për nga popullsia dhe qendër turistike, priti 59,3 për qind të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj, ose 1,19 milion.

 

Provinca Edirne në kufirin veriperëndimor të Turkiyes me Bullgarinë dhe Greqinë zuri vendin e dytë dhe u vizitua nga 242.615 turistë të huaj ose 12,1 për qind e numrit të përgjithshëm të vizitorëve. Në vend të tretë renditet Antalya me 9,1 për qind të numrit total të vizitave ose më shumë se 183.338 turistë./AA