Një 48-vjeçar në Shkodër  ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e gjahut

 

 

Policia bën me dije se rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, dyshohet se është vetëvrarë më armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi A. Xh., 48 vjeç.

 

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.