Shfaqja e “Super Bowl The Halftime Shoë” është një nga më të ndjekurat të të gjitha kohërave, me afro 100 milionë shikues në mbarë botën.

 

 Kjo i garanton artistit që performon, rritje të madhe në dëgjues dhe transmetime të shkarkimeve, që sjell më pas fitime shumë më të mëdha se kostoja e çdo tarife për performancën.

 

 

Për ta sqaruar më konkretisht, një reklamë 30 sekondëshe në “Super Bowl”, kushton 7 milionë dollarë. Rihanna e kishte të gjithë vëmendjen drejt saj, për plot 13 minuta, ndërsa bëri performancën e saj, pra nëse do të krahasohej me një reklamë, do të kishte vlerën e 91 milionë dollarëve.

 

 

Pas performancës së saj, Rihanna pati 390% më shumë nxitje në shitjen e këngëve të saj dhe 830% më shumë trafik. Gjithashtu, ajo fitoi 1.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale, vetëm brenda 24 orëve.

 

Gjatë performancës ajo përdori për pak sekonda një produkt të markës së saj “Fendi”, duke i bërë një super-reklamë, që rezultoi në një “boom” shitjes së produktit që ajo përdori. Një ditë pas performancës, kërkimet në internet për “Fenty Beauty” u rritën me 883% pas promovimit të këngëtares.

 

Rihanna nuk e tregoi shtatzëninë e saj të dytë para performancës në “Super Bowl”, por gjatë saj, duke u siguruar që ajo të përflitet gjatë edhe pas “Super Bowl-it”, gjë që ndodhi .