Kur është mbushur 1 vit nga lufta e Rusisë në Ukrainë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se, Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe se lufta duhet të përfundojë në të mirë të të gjithëve.

 

“Shqipëria mbështet fuqimisht dhe solidarizohet me rezistencën heroike të popullit ukrainas në luftën e tyre për vlerat e panegociueshme të lirisë, demokracisë dhe sovranitetit. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës. Lufta duhet të përfundojë në të mirë të të gjithëve”, thuhet në deklaratën e MEPJ.

 

Kur trupat ruse 1 vit më parë nisën agresionin mbi Ukrainën, Shqipëria ishte ndër vendet e para që u rreshtua krah popullit ukrainas.