Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Grabjan të Lushnjës.

 

 

Një triçikël i modifikuar për grumbullimin e plastikëve me të cilin po lëviznin burrë e grua është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “Volkswagen”.

 

Të lënduarit, Ardian Meçani dhe Lumturie Mecani, nga Grabjani, janë dërguar në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.