Këngëtarja Tuna ka folur për ish-partnerin e saj, Patrisin, me të cilin ka dy fëmijë.

 

Ajo është pyetur nga vogëlushët e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” se dy djemtë e këngëtares i ngjajnë më shumë asaj apo babait të tyre.

 

Tuna: Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë.