Beograd- Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë.

Shaip Kamberi, ka publikuar këtë të shtunë një mesazh ku është kërcënuar me jetë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kamberi bëri të qartë se prej muajsh, Serbia po mundohet të krijojë idenë se jeta e serbëve në Kosovë është e rrezikuar, ndërkohë që e kundërta është e vërteta, se ajo që është e rrezikuar është liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi.

‘Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde”, është mesazhi që Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka marrë nga një person i panjohur për të, por me emrin Danijell Millkoviç.

Një gjë të tillë, deputeti Kamberi e ka cilësuar si klimë antishqiptare ku punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiçit.