Kickboxeri shqiptar Francesco Xhaja, fitoi ndeshjen më të rëndësishme të karrierës deri tani në “One Championship”, një nga dy organizimet më prestigjioze të këtij sporti në botë, Xhaja mundi rumunin Andrej Stoica.

 

“Mund të dominosh deri në fund dhe më pas të pësosh me KO. Jam krenar se kam fituar në organizimin më të rëndësishëm në botë.”

Mendimi menjëherë pasi u shpall fitues ishte për nënën dhe partneren e tij Saveria, dy persona të veçantë për të.

“Këta dy persona më kanë mbështetur në çdo moment prandaj mendimi ishte për to.”

Ndeshja u cilësua thuajse perfekte, por a është i kënaqur me Xhajen trajneri i tij Leli Gega?

Tashmë synimi është tituli kampion në One Championship.

Suksesi ndaj numrit 2 në renditje erdhi me vendim 2 – 1 nga 3 gjyqtarët e ndeshjes. Xhaja tashmë është një nga pretendentët kryesorë për titull në peshën light heavyweight.