Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që paraqesin potencial për aksidente rrugore.

 

Si rrjedhojë e kontrolleve të ushtruara si dhe evidentimin e drejtuesve të mjeteve me sjellje agresive, në raport me shpejtësinë dhe drejtimin e mjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, policia bën me dije se janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Po ashtu 2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjerë, janë vënë në pranga, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve, shërbimet e Policisë, iu kanë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike.

 

Ndërsa, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e gjobës për shkeljen e kryer.