Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një dalje për mediat, nga kryesia e Kuvendit, ka sulmuar sërish kandidatin e kreut të PD-së, Sali Berisha, në Himarë për zgjedhjet e 14 majit, Fredi Bejleri.

 

Balla tha se Bejleri është një person me precedent penal duke shtuar se në 1994 ndër personat e pandehur dhe të dënuar për pjesëmarrje në një grup të armatosur që sulmoi një repart ushtarak në tokën shqiptare është dhe Fredi Bejleri.

 

“Unë gjithmonë e përshëndes faktin kur ka akuzë nga një palë dhe pala tjetër i drejtohet gjykatës. Nëse mendoni se gënjej, referohuni komunikimeve të policisë. Në 1994 ndër personat e pandehur ka qenë ky person dhe është dënuar për pjesëmarrje në një grup të armatosur që sulmoi një repart ushtarak në tokën shqiptare. Ditën kur PD vendos kandidat një person ndaj të cilit është ngritur akuzë që ka sulmuar dhe vrarë ushtarakë shqiptare, mendoj se na gjykon populli. Por Berisha do të vinte dita që të kanidonte dhe këtë soj, kjo nuk është e rastësishme, por është fundi i hidhur i një personi që tradhtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që ditën e parë në pushtet. Unë do ta ngre këtë çështje, është në turpin e asaj që ka mbetur nga PD që të kenë kandidat një person si Fredi Bjeleri i dënuar nga Gjykata, për një ngjarje të rëndë dhe shkelje e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Turpi i një njeri që shikoni çfarë ka thënë në vitin 1994 dhe sot e kandidon.”, tha Balla.