Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp paraditen e së hënës, tha se “njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla”.

 

“Të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore. Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal”, tha Berisha.

 

 

“SKAP-i partisë nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama. Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi medieve në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës. Ndërkohë, theksoj se në krijimin e “background”-it të favorshëm për gjobëvënie për McGonigal dhe ekipin e tij, një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashembullt korruptiv. Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista u dorëzua nga Basha, Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht, Yuri Kim. A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA. Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, që thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë”, shtoi Berisha.