Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se dy persona humbën jetën dhe 140 tjerë u plagosën nga pasgoditja me magnitudë 5,6 ballë që ndodhi dje në Malatya.

Nga pasgoditja humbën jetën dy persona, 140 persona u plagosën, 12 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa 40 persona janë ende në trajtim.

Punimet e kërkim-shpëtimit të kryera në shtatë nga 31 objektet e shkatërruara kanë përfunduar, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me ekipe prej 650 personash.

Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.