Mediat në Itali kanë publikuar një histori dashurie mes dy të rinjve në klanet mafioze të vendit. Bëhet fjalë për një rast në Palermo ku djali i një bosi të vrarë të mafias u dashurua me mbesën e vrasësit.

 

 “Duhet të ndahen” ishte më pas verdikti i familjes së vajzës që po tentonte të mbulonte ngjarjen e rëndë.

 

 

Nëntë vjet më parë, xhaxhai i vajzës kishte vrarë babanë e të dashurit të saj, Giuseppe Di Giacomo. E vërteta doli në dritë falë përgjimeve të policisë që arrestoi vrasësin.

 

Kur ishte ende i vogël, nëntë vite më parë ai u bë edhe dëshmitare e krimit. Një burrë me fytyrë të mbuluar qëlloi në drejtim të babait të tij duke i marrë jetën. Zgjedhjet e tij sentimentale, pasi u rrit, çuan në arrestimin e autorit të vrasjes.

 

 

Historia e dashurisë mes dy të rinjve ishte çelësi që lejoi karabinierët të zgjidhnin misterin.

 

Përgjimet

 

Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqet t’i shpjegojë gruas së tij pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos po e shqetësonte. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai e humb durimin.

 

Në dialekt ai i thotë “A s’e kupton që e ka vrarë Toni?” Frika e familjes së vrasësit ishte se djali po vepronte “në hakmarrje” duke ditur të vërtetën për krimin e babait.

 

Pas mbylljes së hetimeve, u vu në pranga edhe xhaxhai i vajzës i cili kishte vepruar në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti, i cili e kishte parë si kërcënim Di Giacomo-n. Të dy ishin në garë për udhëheqjen dhe biznesin e distriktit të Palermos të Porta Nuova.